Gazetari investigativ Marin Mema, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se për shkak të Kampionatit Botëror, emisioni i tij “Gjurmë Shqiptare” do të ndërpresë transmetimin deri në datën 24 dhjetor. Ai shkruan se, pavarësisht se nuk do të transmetohet, një gjë është e sigurt: “Do të kemi dokumentarë të fortë pas kësaj ndalese të vogël”.
Postimi i gazetarit:
Miq të dashur për shkak të Kampionatit Botëror të futbollit do të bëjmë një ndalesë fare të vogël me “Gjurmë Shqiptare”. Për të pasur të gjithë hapësirën e përhershme kemi bërë këtë zgjedhje si forma më e mirë për të ruajtur cilësinë e nevojshme.
Do të rikthehemi menjëherë në dt 24 dhjetor me fuqi të reja, tema të forta, kërkime e të vërteta kudo në trojet shqiptare. Sigurisht kjo do të jetë periudhe pune intensive!
Do të vazhdojmë plotësimin e temave të nisura dhe nisjen e të rejave. Një gjë është e sigurt do të kemi dokumentarë të fortë pas kësaj ndalese të vogël.
Misioni vazhdon. Në ndërkohë nuk ndalemi me “Shqipëria Tjetër” çdo të hënë në 20:05.
JU DUA SHUMË dhe Ju falenderoj për mbështetjen.