Prezantuesja Roza Lati ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin e Bieta Sulos por duket se gjërat mes dy vajzave të ekranit nuk shkuan mirë. Roza Lati është ndjerë keq nga mospërfillja dhe pyetjet e Bieta Sulos pasi në një fragment u shpreh se po djersinte.
Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.
Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?
Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.” Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.
Një ditë pas regjistrimit të emisionit, Roza Lati ka pohuar se Bieta Sulo e ka fshirë nga intervistën me të nga faqja zytare e emisionit dhe për këtë ka bërë edhe një reagim në Instagramin e saj.
“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga walli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza.
/Priza.al/