Banorët e “Big Brother Vip” janë angazhuar në një lojë shpejtësie dhe me dënime.
Në dhomën e pritjes ishte vendosur një pulsant, dhe në momentin që në shtëpi bie alarmi, banorët duhet të vraponin për ta shtypur.
Ai që e shtyp i pari, kishte të drejtën për të zgjedhur një nga banorët i cili do të vuante një dënim të paracaktuar nga produksioni.
Një prej sfidave e fitoi aktorja Arjola Demiri. Ajo duhej të zgjidhte një prej banorëve se kujt duhej t’i plasë tortën në fytyrë.
Aktorja zgjodhi që tortën t’ia hedhë në fytyrë balerinit Ilir Shaqirit.
/Priza.al/