Mbrëmjen e djeshme disa adoleshentë në Elbasan janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Sipas njoftimit të policisë, njëri prej adoleshentëve është marrë në makinën e palës tjetër pa dëshirëne tij.
Njoftimi i Plotë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.
Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.
Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.