Mbrëmjen e 7 tetorit nisi spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars”, moderatorja Bora Zemani surprizoi me një kërcim në hapje të shfaqjes. Ishte një mbrëmje e gjatë por, Bora gjatë gjithë kohës kishte një ndihmë ekstra në parapaskenë. Sigurisht që bëhet fjalë për partnerin e saj, Donald Veshajn.
Ky i fundit nuk i është ndarë në asnjë moment moderatores. Të shumta kanë qenë edhe videot e postuara në ‘Instagramin’ e tij, të cilat janë ripostuar edhe nga Bora. Mirëpo duket se Donaldi e ka “tepruar” dhe produksioni është detyruar të marrë masa ndaj tij. Me anë të një ‘Instastory’, aktori tregoi se e kanë nxjerrë jashtë. “Okay më nxorrën jashtë,”- shkroi Donaldi.