Çfarë ndodhi në ‘TCH’? Plas konflikti midis Arbanës dhe Olsa Muhametit, zbulohet ‘molla e sherrit’…

Ditët e fundit po përflitet për një konflikt midis Olsa Muhametit, autore në “Përputhen” dhe Arbana Osmanit.  Arbana ka deklaruar se faqja e “Big Brother” në Instagram ka mbledhur më shumë ndjekës se të gjitha produksionet e tjera në “Top Channel”.

Lufta e klikimeve midis Arbanës dhe Olsës nuk ka përfunduar këtu. Ka vazhduar edhe më tej  me elementë të spikatura të spektaklit.

Kësaj rradhe bëhet fjalë për aktorin Rezart Veleshnja, të cilin këtë të martë e pamë në spektaklin “Big Brother Vip” në rolin e opinionistit Arbër Hajdari.

Thuhet nga burime jo zyrtare se, një situatë e tillë ka sjellë konflikt midis Rezartit dhe Olsa Muhametit. Kjo e fundit pasi e ka parë Rezartin në këtë rol, i ka telefonuar aktorit, duke i përmendur se, ai ishte i prenotuar në prime-in e ditës së shtunë në “Përputhen”, por në rolin e Arjan Konomit sikurse kishin kryer prova gjatë gjithë javës.

Një pretendim i tillë nga autorja e “Përputhen” ka nervozuar aktorin, që në pjesën e dytë të spektaklit “Big Brother Vip”, është veshur si opinionisti Arjan Konomi, duke suprizuar edhe vet Arbana Osmanin, pasi një numër i tillë nuk ishte parashikuar në skaletën e “Big Brother”.

Hyrja e Rezart Veleshnjas në “BBV” nxiti konflikt midis Arbana Osmanit dhe Olsa Muhametit | BoldNews.al

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *