Çfarë ndodhi? Tesla tërheq nga tregu më shumë se 1 milion makina

Tesla po tërheq afro 1.1 milionë makina në SHBA sepse xhamat mbyllen shumë shpejt dhe mund t’u zënë gishtat njerëzve, raporton BBC.

Dokumentet e prodhuara nga rregullatorët amerikanë tregojnë se xhamat e dyerve mund të mos reagojnë siç duhet pas zbulimit të një pengese.

Administrata Kombëtare e Sigurisë, thotë se kjo është një shkelje e standardeve të sigurisë. Ndërsa Tesla është zotuar se do të zgjidhë problemin.

Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike ka pasur përplasje të vazhdueshme me rregullatorët federalë të sigurisë, të cilët shefi ekzekutiv Elon Musk i quan “policia e qejfit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *