Një padi kundër Alec Baldwin dhe producentëve të filmit “Rust” u ngrit nga një anëtar i grupit të xhirimit, i cili tha se në skenën që do të xhirohej nuk kishte përdorim armë në skenar.
Sipas Hollywood Reporter, padia u ngrit sot në një gjykatë në Los Angeles nga Miami Mitchell, e cila ishte përgjegjëse për skenarin e filmit.
Kujtojmë se më 21 tetor, duke përsëritur një skenë nga filmi në Nju Meksiko, kineastja Halina Hutchins u qëllua për vdekje kur Baldwin përdori armë që më herët u tha se ishte pjesë e materialeve të xhirimit dhe supozohej të kishte plumba qorr.
Në padinë e saj, Mitchell, e cila ishte e para që thirri shërbimet e urgjencës pas të shtënave fatale gjatë xhirimeve të filmit, pretendon dhunë, shkaktim të qëllimshëm të pikëllimit dhe dëmtim të qëllimshëm, sipas Hollywood Reporter, duke cituar një kopje të dokumenteve të gjykatës, në posedim të saj.
Mitchell dhe avokatja e saj, Gloria Olred, pritet të japin një konferencë shtypi në Los Angeles. Kjo është padia e dytë që grihet për vrasjen, ndërsa autoritetet e Santa Fe janë ende duke hetuar rastin dhe nuk është ngritur asnjë kallëzim penal.
‘Nuk përmendej në skenar arma e përdorur nga i pandehuri Baldwin apo ndonjë person tjetër’, thuhet në padi.
/Priza.al/