Big Brother VIP iu ka kërkuar banorëve të realizojnë brenda shtëpisë të gjithë programin televiziv të “Top Channel”, ku përfshihet dhe ‘Përputhen’, emision i drejtuar nga Bora Zemani.
Banorët kanë diskutuar se kush do e prezantojë këtë program dhe është përmendur emri i Donaldit. Aktori ka refuzuar, duke thënë se nuk dëshiron të mërzisë njeri (referuar Borës).
Donaldi: Donaldin mos e fusni aty.
Beniada: Të keqen është shumë e bukur
Donaldi: O shpirti ku di unë si janë gjërat jashtë
Beniada: O zemra merri gjërat icik kështu, tani iku se iku ajo historia
Donaldi: Nuk dua të mërzis njeri.
/Priza.al/