Ish e dashura e reperit të njohur Don Xhon, jo vetëm që e ka hedhur pas krahëve lidhjen e saj me reperin, por ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetën e saj personale.
Së fundmi, modelja ruse Ariana Lirey ka publikuar në Instagramin e saj një video ku duket e veshur nuse duke firmosur disa dokumenta së bashku me një burrë në krah.
Nuk jemi të sigurtë akoma nëse modelja ruse vërtetë po martohet dhe mashkulli në fjalë është partneri i saj.
Mirëpo çfarë bëri përshtypje ishte muzika që e kishte shoqëruar videon. Bëhet fjalë për këngën e fundit të Don Xhonit “Dilema”.
Kujtojmë që Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-miss Serbia, Tia Alkerdi.
Teksa nuk ka pasur asnjë reagim nga Don Xhoni, lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”.
Disa kohë më parë reperi publikoi bashkëpunimin e tij me Era Istrefin. Në këtë këngë tërhoqi vëmendje të madhe fragmenti i reperit i cili shprehet, “E bukur është si ruse”, që u mor si një dedikim për modelen ruse.