Gati 1 vit pas dasmës së tyre, Britney Spears dhe Sam Asghari po përfliten për ndarje. Sam është fotografuar nga paparacët pa unazën e tij të martesës, duke nxitur edhe më shumë thashethemet për një ndarje të mundshme mes çiftit.
Ndërkohë, Britney është me pushime por vendodhja ende nuk është bërë e ditur. Në këto pushime ajo shoqërohet nga menaxheri i saj i vjetër Cade Hudson.
Spears dhe Asghari u martuan në Qershor 2022 në një ceremoni luksoze në shtëpinë e saj në California.