Cristiano Ronaldo është futbollisti më me ndikim në Instagram, por sulmuesi i Manchester United pa se numri i ndjekësve në rrjetin social kishte rënë në tre milionë dhe kjo për shkak të një problemi që shfaqi platforma e rrjeteve sociale ditën e hënë.
Rënia e numrit të ndjekësve mbetet e paqartë edhe pse besohet se mund të ketë qenë e lidhur me një gabim që shkaktoi pezullimin e miliona llogarive. Sidoqoftë, një përditësim i aplikacionit i dalë për Instagram në iOS mund të ketë shkaktuar problemin.
Instagram më pas ka pretenduar se gjigandi i rrjeteve sociale kishte rregulluar gabimin e softuerit që pengonte përdoruesit të hynin në platformë, por nuk sqaroi shkakun e saktë të problemeve, ose pse numri i ndjekësve kishte rënë kaq ndjeshëm.
Ronaldo numëronte 493 milionë ndjekës në Instagram, ndërkohë që probleme me ndjekësit shfaqën edhe personazhe publike si Kylie Jenner, Kim Kardashian dhe Taylor Sëift.