Çfarë po ndodh me Kanye West? Këtë herë sulmon çiftin Hailey & Justin Bieber

Reperi i njohur Kanye West, së fundmi është kapur me Hailey Bieber por gjithashtu edhe me mikun e tij, Justin Bieber. Ai ka postuar një artikull të vitit 2016, ku Hailey shihej e shoqëruar me Drake dhe madje të dy kishin vendosur varëse të njëjta. Kanye i ka bërë thirrje Justin që të shikojë gruan e tij para se të nevrikoset. “Ti supozohet të jesh shoku im. Ti nuk ke qenë aty kur ‘Kardashians’ rrëmbyen fëmijët e mi”, shkruan Kanye.

West, i cili edhe një herë e ka gjetur veten në qendër të një tjetër polemike këtë javë, zbuloi se dëshiron që aktori amerikan Jamie Foxx të luajë rolin e tij, nëse do të realizohet një film i bazuar në jetën e reperit.

Një nga postimet e shumta në ‘Instagram’ të krijuesit të hitit “Jesus Walks” këtë javë përfshinte një postim ku ai pyeti 17.9 milion ndjekësi se cili duhet ta luanin atë në një “Ye Movie”. Dyshja bashkëpunuan disa herë gjatë karrierës së tyre të shkëlqyer, ku kujtojmë  këngën “Gold Digger” të vitit 2005.

Gjithashtu në vitin 2005, West ishte i ftuar në këngën e Foxx “Extravaganza”. West vlerësoi Foxx si “një nga gjenitë më të mëdhenj” në industrinë e argëtimit. Foxx fitoi një ‘Oscar’ dhe një çmim të ‘Golden Globe’ si aktori më i mirë për portretizimin e tij të Ray Charles në dramën “Ray”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *