Çfarë po ndodh me klimën? Stuhi e frikshme në Itali, shkatërrim edhe… Shikoni sa është kokrra e breshërit

Moti i keq vazhdon dhe pasditen e sotme në Italinë Veriore, ku në disa qytete ka patur stuhi dhe breshër.

Qyteti i Milanos në Itali është goditur nga reshjet, ku në Rozano një vinç u shemb në çatinë e një ndërtese për shkak të shiut dhe erërave të forta. Dhjetëra familje u evakuuan nga ndërtesa ku fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar.

Sipas mediave italiane, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm të ri për motin i cili ende parashikon reshje të dendura shiu, të cilat në nivel lokal mund të jenë gjithashtu shumë intensive dhe të shoqërohen me breshër, rrufe dhe erëra të forta, sidomos në Piemonte, Lombardi, Veneto, Liguria, Emilia-Romagna dhe Toskanën e sipërme.

Departamenti gjithashtu vlerësoi një alarm portokalli në pjesën më të madhe të Lombardisë për nesër, e martë 27 korrik. Moti i keq goditi gjithashtu zonën në jug të Parmës dhe zonën e poshtme të Modenës. Tre lëndime u regjistruan në komunën e Noviut, dy prej u goditën nga rrëzimi i një peme teksa udhëtonin me furgon.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *