Çfarë po ndodh me modelen Cara Delevingne?! Familjarët të shqetësuar për sjelljen e saj

Kohët e fundit, modelja e njohur Cara Delevingne është parë duke bërë disa sjellje të pakontrolluara dhe kjo ka bërë që familjarët e saj të shqetësohen. Thuhet se po planifikojnë të organizojnë një ndërhyrje pas sjelljes gjithnjë e më të çrregullt të modeles gjatë javëve të fundit.

Aktorja 30 vjeçare u fotografua të hënën në aeroportin “Van Nuys” e ulur në një stol pa këpucë me flokë të shprishur teksa pinte një cigare. Burimet për median britanike janë shprehur se Cara dukej e paaftë që të kontrollonte lëvizjet e trupit të saj. Delevingne shihet teksa flet në telefon, duke u përkulur, duke ecur përreth dhe duke luajtur me një qen.

E reja dukej mjaft e shqetësuar dhe nuk ishte në gjendje që të kontrollonte lëvizjet e saj. Njerëzit e dashur të Cara-s janë të shqetësuar për të dhe po kërkojnë të gjejnë një mënyrë për të ndërhyrë dhe për të inkurajuar modelen që të marrë ndihmë. Një mik i familjes tha:

“Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata është krijuar prej disa javësh dhe familja e saj është e përfshirë. Flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje për t’u siguruar që Cara të marrë ndihmën që mund t’i duhet”. Ai vijon duke thënë se:

“Konsensusi është se ajo ka nevojë për disa javë pushim të plota, pa pije alkoolike, pa festa dhe më e rëndësishmja, disa vakte të shëndetshme. Cara është një vajzë tepër e zgjuar, por edhe ajo ndonjëherë ka nevojë për një dorë udhëzuese, ka pasur disa biseda për ta çuar atë në një strehë të një lloji për një detox”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *