Ish-Zonja e Parë Michelle Obama po tërheq vëmendjen me stilin e saj, i cili ka pasur një ndryshim të dukshëm, nga siluetat klasike për të cilat ajo është e njohur në stilet më lozonjare të vajzave.
Gjatë promovimit të librit të saj të tretë, “The Light We Carry”, i cili reflekton se si ajo ka trajtuar marrëdhëniet, dyshimin për veten dhe ankthin gjatë periudhave të pasigurta, veshja e Michele u shtua në listën e outfit-eve të saj të këndshme.
Pas pamjes së Obamës qëndron stilistja e saj prej shumë kohësh, Meredith Koop, e cila ka dokumentuar çdo veshje në Instagram.
“Unë mendoj gjithmonë nëpër momente të ndryshme: çfarë është e përshtatshme, çfarë është e përshtatshme për audiencën që do ta shohë atë, çfarë është e rehatshme dhe çfarë do të duket e lezetshme”, tha Koop për InStyle vitin e kaluar.