Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip” u zhvillua “Cabaret Night”, ku banorët interpretuan dhe kënduan para njëri-tjetrit.
Në performancën e tij me Valbonën, Krist Aliaj ishte veshur me veshje popullore, të cilat pas shfaqjes e ndihmoi Olta ta hiqte. Ishte vetë Kristi që i kërkoi ndihmë aktores. Ndërkohë që po e ndihmonte, ai e “akuzoi” Oltën se e kishte gërvishtur tek krahu.
Jo vetëm kaq, pas disa gotave verë dyshja po flisnin me nënkuptime me njëri-tjetrin, ku nuk mungonin edhe “ngacmimet” nga ana e Kristit.
“Ti luan shumë keq me mua. Është e shëmtuar,”-i tha Olta Kristit ndërkohë që po bisedonte me të.
“Ti më thuaj limitet dhe unë do t’i respektoj,”-u shpreh Kristi.
Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme në çdo dhomë të shtëpisë, Olta dhe Kristi janë grricur me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër ndjekësit në rrjetet sociale e kanë “gjykuar” këtë sjellje të Oltës dhe Kristit mbrëmjen e djeshme, duke e konsideruar si mos respekt për personat që kanë jashtë.