Çfarë po ndodh mes tyre? Afrona Dika ‘thumbon’ Bleron

Ende qarkullojnë thashetheme se modelja e njohur Afrona Dika është ndarë nga këngëtari Blerim Muharremi, i njohur me emrin e tij të artit Blero. Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në shtator të vitit 2019. Së fundmi, Blero bëri një postim në ‘InstaStory’ ku shprehej se do të ndiqte ‘rregullin’ e aktorit Leonardo DiCaprio: Të mos shoqërohet me femra mbi 25 vjeç. Aktori hollivudian ka qenë mjaft i përfolur së fundmi për ndarjen nga aktorja dhe modelja e njohur Camila Morrone, pak pasi bëri 25 vjeç.

“Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo DiCaprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”- shkruan Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30-vjetorin e lindjes. Ndërkohë, pak ditë pas këtij statusi, Afrona ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram që duket si një ‘thumb’ ndaj ish-partnerit të saj.

Fotoja tregon një njeri që largohet nga zona e komfortit për tu rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve. “Hidhu”,- shkruhej krah fotos. Ky është parë si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj ish-bashkëshortit të saj Blero.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *