Gjithçka nisi për një palë vathë dhe duket se nuk ka ndërmend të mbarojë me kaq. Bëhet fjalë për “sherrin” virtual midis dy artisteve të njohura Era Istrefit dhe Dafina Zeqirit, ku kjo e fundit u shfaq me një palë vathë me perla në rrjetet sociale dhe më pas Era publikoi foton që paralajmëronte këngën me Mozzik.
Në foto këngëtarja shihej me vathë të njëjtë si të Dafinës. Pas këtij “xingu” artistet nuk i kursyen thumbat mes njëra-tjetrës në rrjetet e tyre sociale. Së fundmi, ky sherr është rindezur, pasi ka qenë Dafina Zeqiri ajo që ka ndarë një foto në ‘Instastory’ e cilashfaqet me një ‘look’ të ri me baluke. Krahas postimit, Dafina shkruan: “Nuk e zgjodha jetën me baluke, baluket më zgjodhën mua. Kemi një lidhje të ngushtë së bashku.”
Menjëherë pas kësaj, edhe Era ka bërë lëvizjen e saj. Autorja e hitit “Bebe” ka ndarë një kolazh fotosh ku duket po ashtu me baluke. Gjithashtu mbishkrimi në foton e këngëtares tregon se ajo po thumbon hapur dikë. “Trend bëj, nuk ndjek”- ka shkruar Era dhe kaq ka mjaftuar që komentuesit të shpërthejnë.
https://www.instagram.com/p/CiiaJyyDbUf/
Më herët kur Dafina akuzoi publikisht Erën se i kopjoi vathët, fansat e Erës e akuzuan atë se i ka kopjuar veshjen. Dafina publikoi këngën e re me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një body në ngjyrë të gjelbër. Mirëpo, fansat e akuzojnë se ajo ka kopjuar veshjen e Erës e cila pak kohë më parë u shfaq me të njëjtën veshje. Sigurisht me disa ndryshime të vogla siç është pjesa e barkut që është më e mbuluar dhe dorezat.