Atdheu i Për’puthen ka postuar një foto krah nënës së tij. Nga kjo fotografi e ngrohtë mori shumë pëlqime dhe komente, mes tyre edhe Morena Taraku e cila komentoi një zemër. Më herët ka pasur edhe zëra se mund të kishte një lidhje mes tyre.
Megjithatë Morena vetë tha se atë dhe konkurrentin e Për’puthen, Atdhe Xharavinën i lidh vëllai i këtij të fundit, Butrinti.
Me një postim në Instastory, Morena ka zbuluar se ajo dhe vëllai i Atdheut janë miq të ngushtë.
‘Vëllai im është më i mirë se i joti’, ka shkruar Morena në foton ku shfaqet me Butrintin, ndërsa ai shprehet se miqtë e vjetër janë thesar, duke treguar kështu se me Morenën njihet prej vitesh.
/Priza.al/