Çfarë po ndodh në Lezhë? Kutia e fundit ‘mban peng’ rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

Një kuti me vota në Lezhë po mban peng rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit. Numërimi i 249 kutive që ka gjithsej ky qark ka përfunduar, por rezultati i kutisë së fundit që i përket njësisë administrative të Kallmetit ka kontestime nga ana e demokratëve për parregullsi.

Sipas raportimeve në Kallmet PD ka dalë forcë e tretë. PS ka siguruar 160 vota, LSI 97 dhe PD 84.

Në qarkun e Lezhës, momentalisht mandatet jane ndare mes PD dhe PS. Demokratet kane marre 4 mandate, ndersa socialistet 3.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *