Humbja e opozitës në këto zgjedhje dhe fitorja e mandatit të tretë të Partisë Socialiste në pushtet, duket se do të sjellë një rokadë në radhët e lidershipit të PD-së.
Në selinë Blu ka pllakosur heshtja, në një kohë që disa prej figurave të kësaj partie në dukje “rebelë”, nuk kanë nguruar që të kërkojnë mbajtjen e përgjegjësisë nga kryedemokrati Basha, madje edhe dorëheqjen e tij.
Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar se do të zhvillojë pasditen e sotme një takime drejtuesit politikë të qarqeve. Mësohet se takimi i kryedemokratit me drejtuesit e PD në qarqe do të zhvillohet në orën 18:30.
Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet, por numërimi i kutive të votimit është drejt fundit dhe rezultatet e deritanishme nxjerrin fituese Partinë Socialiste.
Më herët, gjatë ditës së sotme, Basha ka zhvilluar takim dhe me dy aleatët e tij, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Fatmir Mediun e PR.
Kryetari Basha, ka kërkuar që të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve të kthehen në Tiranë.
Burime nga brenda selisë blu bëjnë me dije se në orën 18:30, Basha ka kërkuar një takim me të gjithë ta, për të diskutuar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të merret nga “kokat” e demokratëve.
/Priza.al/