Mbrëmja mbërriti dhe si çdo e martë ka nisur edhe spektakli i “Big Brother Vip”.
Ndryshe nga më parë, kjo mbrëmje prezantoi edhe një ndryshim në lojën e banorëve.
Në shtëpi do të jetë e pozicionuar “Kutia e Pandorës” e cila do të vërë banorët në vështirësi.
Banorët do të duhet që të vendosin për plotësimin e një dëshire, kërkesë apo edhe tekë të tyre.
Nëse ata do të zgjedhin ta hapin “Kutinë e Pandorës” do të duhet të kenë parasysh se ajo mund të ketë pasoja individuale apo edhe për gjithë pjesën tjetër të banorëve.
Detajet e tjera të kësaj lojë do të jepen në spektaklet në vazhdim por një gjë është e sigurt se për banorët nuk do të jetë aspak një zgjedhje e lehtë.
/Priza.al/