Tajvani ka deklaruar se një inkursion i madh i avionëve ushtarakë kinezë fluturoi në zonën e tij ajrore të mbrojtjes të Dielën.
Ministria e mbrojtjes tha se 19 avionë, përfshirë ata luftarakë dhe bombardues me aftësi bërthamore, hynë në të ashtuquajturën zonë identifikimi të mbrojtjes ajrore (ADIZ) të Tajvanit.
Taipei është ankuar për më shumë se një vit për misionet e përsëritura të forcave ajrore të Kinës pranë ishullit. Kina e sheh Tajvanin demokratik si një provincë të shkëputur, por Tajvani e sheh veten si një shtet sovran.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se misioni i së dielës nga forcat ajrore kineze përfshiu katër bombardues H-6, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, si dhe një aeroplan anti-nëndetës.
Një zonë e mbrojtjes ajrore ndodhet jashtë territorit të një vendi dhe hapësirës ajrore kombëtare, por avionët e huaj identifikohen, monitorohen dhe kontrollohen në interes të sigurisë kombëtare.
Është e vetëdeklaruar dhe teknikisht mbetet hapësira ajrore ndërkombëtare. Ministria e Mbrojtjes lëshoi një hartë që tregon një shteg fluturimi në verilindje të Pratas, më afër bregdetit kinez sesa bregdetit tajvanez.
Sistemet e raketave u vendosën dhe avionët luftarak u dërguan për të paralajmëruar avionët kinezë, shtoi ministria. Kina ende nuk ka komentuar zyrtarisht.
Pekini shpesh nis misione të tilla për të shprehur pakënaqësinë ndaj komenteve të bëra nga Tajvani. Në qershor, ai dërgoi 28 avionë ushtarakë në ADIZ – inkursioni më i madh i raportuar nga Tajvani deri më sot. Më 24 janar, një mision i ngjashëm me 15 avionë që hynin në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, ndërsa më 12 prill, Tajvani raportoi 25 avionë.
Nuk është e qartë se çfarë e shtyu misionin e fundit.
Megjithatë, javën e kaluar ministria e mbrojtjes e Tajvanit paralajmëroi se forcat e armatosura të Kinës mund të “paralizojnë” mbrojtjen e Tajvanit dhe se kërcënimi kinez po rritet.
Kina dhe Tajvani:
Pse Kina dhe Tajvani kanë marrëdhënie të dobëta? Kina dhe Tajvani u ndanë gjatë një lufte civile në vitet 1940, por Pekini këmbëngul se ishulli do të rimerret në një moment, me forcë nëse është e nevojshme
Kush e njeh Tajvanin? Ishulli ka kushtetutën e vet, udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe rreth 300,000 trupa aktive në forcat e tij të armatosura
Po në SHBA? SHBA nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin. Një ligj amerikan e kërkon që t’i sigurojë ishullit mjetet për të mbrojtur veten
/Burimi: CNN/ Përshtati Priza.al/