Çfarë po ndodh? Një tjetër sulm me armë pas asaj në Florida ka shkaktuar viktima dhe të plagosur

Kohëve të fundit në SHBA dhe në Kanada po ndodhin shumë sulme me armë zjarri në turma të mëdha njerëzish të cilat po marrin shumë jetë. Vetëm pa u bërë ende disa orë nga sulmi në Florida ku ndërruan jetë 2 persona, një tjetër sulm me armë këtë herë Kanada ka marrë jetën e një qytetari dhe ka plagosur 4 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Ontarios, Toronto në Kanada. Mediat vendase shkruajnë se një agresori ka qëlluar me armë në sheshin Glen Erin Drive rreth orës 19:00.

Menjëherë pas sulmit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe kjo gjë ka ngjallur panik tek qytetarët pasi agresori është ende i lirë dhe mundësitë për të krijuar një sulm tjetër janë të mëdha. Policia edhe pse ende nuk e ka identifikuar autorin e ngjarjes, ka qetësuar qytetarët duke thënë se janë në gatishmëri për të mbrojtur jetët e tyre.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *