Çfarë po ndodh? Noka mesazh Nikollës në Kuvend: Jepja edhe një herë fjalën Berishës!

Një foto nga celulari i Flamur Nokës është bërë burim debatesh brenda Kuvendit, ku duket se Noka komunikon me mesazhe me kryetaren e Parlamentit Lindita Nikollën, të cilës i kërkon që t’ia lërë edhe një herë fjalën Sali Berishës në Kuvend për procedurë, u bë virale menjëherë.

“Edhe një herë Berisha për procedurë dhe ikim ne”, duket teksa i shkruan Noka-Nikollës, i cili  ka folur edhe me ministrin Ulsi Manjën nga PS, por se çfarë, nuk kuptohet qartë.

Ndërkohë demokrati Alibeaj ka publikuar gjithashtu me video edhe momentet kur në seancën e të enjtes në Kuvend.

POSTIMI I PLOTË I ENKELEJD ALIBEAJT

Që prej 9 shtatorit, Sali Berisha, për të hequr vëmendjen nga non grata e tij për korrupsion, ka nisur një fushatë të turpshme shpifjesh e mashtrimesh kundër lidershpit të PD.

Ndërsa hedh mashtrime nga më ordineret, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të pasurohen duke bashkëpunuar me Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Edi Ramës i duhet një njeri si Sali Berisha, ish-kryeministri i vetëm në Europë i shpallur non grata për korrupsion, një njeri i izoluar nga SHBA dhe BE.

Prandaj Rama i ka vënë në dispozicion gjithë makinerinë e propagandës së tij duke bashkëpunuar më së miri me të, siç ndodh dhe në këtë komunikim të kapur nga mediat ku Flamur Noka bashkërendon me Ulsi Manjën dhe Lindita Nikollen.

Nga njëra anë ndajnë pazare dhe koordinojnë luftën kundër PD, nga ana tjetër foltorexhinjte non-grata sulmojnë lidershipin e PD.

Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD.

Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *