Edhe pse gushti është muaji i pushimeve, për krimin ka qenë një muaj intensivë ku shënoi 4 të vdekur për 24 orë mes 17 dhe 18 gushtit .
Filloi me një viktimë në Elbasan u pasua nga një tjetër në Sarandë, po përsëri të nesërmen dy të vrarë në një atentat në qytetin e Vlorës .
Mbrëmjen e 17 gushtit do të gjente vdekjen 33-vjeçari Madrit Ulqinaku pas një konflikti të çastit nga 18-vjeçari Horgito Peqini .
Në një zonë të populluar plot patrulla policie, një 18-vjeçar arriti t’i shpëtonte nga duart policisë së Elbasanit dhe ende policia nuk ka mundur të bëjë të mundur kapjen autorit .
Ndërkohë që Elbasani “vlonte” nga përgjakjet një sulm i hapur vjen nga Anisa Kostani nënkomisare në Policinë e Elbasanit e cila ka habitur me deklaratën e saj se gazetarët po njollosin punën e shkëlqyer të policisë, edhe pse kjo e fundit po mblidhte vetëm trupat e pa jetë .
Por mesa duket nënkomisarja ka harruar rregullat që posti i saj përmbanë, me postimin e bërë nga ana e saj ajo ka shkelur hapur nenin që tregon që ajo nuk mund të shprehë mendimin e saj personal në rrjetet sociale, aq më tepër kur ky mendim ose opinion ka përmbajtje ofenduese e ndër të tjera, edhe përdorimin masiv të rrjeteve sociale.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale:
Ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021 ku mbeti i vrarë pas një përplasjeje për shitblerjen e votës, eksponenti i Partisë Socialiste Pjerin Xhuvani .
Saga Nuredin Dumani
Emri më i përfolur i botës së krimit në Elbasan për vite me radhë i shpëtoi arrestimit nga policia, tashmë i penduar i drejtësisë.
Kur u qëllua me armë ndaj një automjeti në lëvizje. Në atentat, Dumani mbeti i plagosur atentat ky që bëri të mundur gjetjen e gjurmëve dhe arrestimin e tij më 29 mars të këtij viti .
“Arratisja” e Talo Çelës
Pas arrestimit të Dumanit, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” disa persona ranë në pranga por , jo Talo Çela.
Talo Çela arriti të largohej nga vendi ku strehohej para se aty të mbërrinin forcat e policisë .
Atentati kundrejt Lulzim Bitrit dhe Ardjan Çollakut
Mbrëmjen e 4 tetorit 2021 Elbasani nuk do të ishte sërist i qetë kur Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku mbetën të vrarë në një atentat mafioz pranë një pike karburanti para metalurgjikut. Policia akoma sot nuk ka rënë në gjurmët e autorëve .
Ish-shefi i policisë në Elbasan, i lidhur me bandat e krimit
Lidhja e Leonard Palushi, ish-shefi i policisë në Elbasan me bandat e krimit ishte një tjetër lajm tronditës i cili ra në pranga r në kuadër të një operacioni të Prokurorisë së Posaçme.
Ky rast u bë provë për akuzat e hera herës që Policia e Elbasanit merrte mbi lidhjet e saj me krimin e organizuar.
Audi i blinduar përplas makinën e policisë
Një tjetër skandal përfshiu Policinë e Elbasanit në vitin 2017 ku në kuadër të operacionit “Summer 2017”, me qëllim bllokimin e automjeteve të trafikuar, kur personit me mjet luksoz me një vlerë rreth 100 mije euro i kërkohet që mjetit i tij të dërgohej për verifikim një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi dhe godet mjetin e Policisë.
Dyshohej se mjetin e drejtonte Suel Çela, i cili më vonë doli i pastër nga akuzat.
Ishte kjo vetëm një listë e shkurtër e ngjarjeve që kanë tronditur Elbasanin , ku policia ishte e pafuqishme të parandalojë ngjarje të tilla tronditëse . Duke treguar se mesa duket krimi dhe kriminelët mund të veprojnë pa u shqetësuar .