Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij, ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Me projektet më të fundit, padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ ka shumë pak që ka publikuar EP-në e tij të parë (mini- album) dhe projektin solo ‘Rruga’. E duket se gjithçka çfarë kemi parë nga Don Xhoni nuk janë asgjë.
etëm disa orë më parë me anë të një Instastory teksa ka ndarë me ndjekësit një video duke ushtruar boks, një nga pasionet e tij më të mëdha përpos muzikës, krahas ka shkruar:
“Sikur vjet, e keni edhe sivjet! Shihemi së shpejti!”
Epo, duke qenë se viti i kaluar për Don Xhonin ka qenë me të vërtetë i suksesshëm presim që edhe ky vit të jetë po njësoj.