Kate Middleton është e gatshme t’i jap fund përçarjes me Meghan Markle. Princesha e Uellsit, shpreson të përmirësojë marrëdhënien e saj me Meghan Markle, gjatë vizitës së saj të ardhshme në Shtetet e Bashkuara.
“Sapo planet e Kate dhe William për Boston të përfundojnë, ajo po planifikon të bëjë një hap drejt Meghan-it në një përpjekje për të ribashkuar vëllezërit dhe për ti dhënë fund përçarjes,”-u shpreh një burim për mediat e huaja, duke shtuar se Middleton beson se kjo është ajo që Princesha Diana dhe Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II “do të kishte dashur”.
Princi William, dhe Middleton do të marrin pjesë në ceremoninë e dytë vjetore të ndarjes së çmimeve “Earthshot Prize” në Boston më 2 dhjetor – duke shënuar udhëtimin e tyre të parë në SHBA që nga viti 2014. Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të udhëtojnë gjithashtu në lindje për Gala-në e çmimit “Ripple of Hope” të organizatës Robert F. Kennedy Human Rights (RFKHR) në New York në të njëjtën kohë.
Çifti u emërua një nga pretendentët e këtij viti të çmimit ‘Ripple of Hope’ për punën e tyre mbi drejtësinë racore, shëndetin mendor dhe iniciativat e tjera të ndikimit social përmes fondacionit të tyre “Archewell”,- sipas një njoftimi për shtyp.
Pavarësisht largimit nga rolet e tyre mbretërore, Harry dhe Meghan u bënë bashkë me pjesën tjetër të familjes mbretërore muajin e kaluar, për të ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
Për herë të parë që nga viti 2020, “Fab Four” u panë së bashku për një shëtitje rreth kështjellës Windsor – megjithatë ribashkimi nuk ishte i mjaftueshëm për të lehtësuar tensionet. Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, Middleton “qëlloi me shikime” të akullta ndaj Markle për ta “ngrirë” atë gjatë shfaqjes publike të unitetit. Ndërsa Meghan dhe Kate mund të jenë gati për t’i qetësuar gjërat, burimet thonë se William “nuk mund ta falë” ende vëllain e tij të vogël.