Një 21-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi u kap me arëm pa leje dhe skemë policie.
Shtetasi me iniciale S.L., akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Sakaq uniformat blu i kanë sekuestruar të riut 1 armë sportive, 1 stemë policie dhe 2 maska.
Njoftimi i policisë:
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim të shtetasit S. L., 21 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër.
Në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, shtetasi S. L. u kap duke drejtuar pa dokumentacionin përkatës, automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë sportive, 1 stemë policie dhe 2 maska.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.