Një takim i rastësishëm apo me paramendim mes sekretarëve të përgjithshëm të pesë federatave sportive në Kosovë.
Siç shihen në foto nga e majta, Genc Fazlija i Federatës së Mundjes së Kosovës, Izet Gjinovci i Federatës së Hendbollit Kosovës, Latif Demolli i Federatës së Boksit të Kosovës. Abdurrahman Shkodra i Federatës së Atletikës së Kosovës dhe Gazmend Maxhuni i Federatës së Triathlonit të Kosovës.
Ky takim ndodhi në zyrën e Federatës së Hendbolli të Kosovës.
Çfarë u bisedua në lidhje me sportin?
A po krijohet një koalicion i fshehtë mes këtyre federatave?
Çfarë po zihet?
Dihet se në vitin 2023 është edhe Kuvendi i punës së Komitetit Olimpik të Kosovës!
Çfarë e mire i bëri bashkë këta sekretarë të përgjithshëm? Këta e kanë një pakënaqësi të madhe por që ende nuk po e shprehin në opinion. Mikpritës i këtij takimi ka qenë Gjinovci, pasi që zyra e Demollit, Fazlisë, Maxhunit e Shkodrës është ngushtë për një takim të tillë dhe vendosën aty ku ka hapësirë me të madhe që të ulen e të diskutojnë disa çështje që nuk po i zgjidhin tash e një kohë në sport.