Çfarë pritet të ndodhë me Facebook-un?! Mark Zuckerberg paralajmëron ndryshime

Mark Zuckerberg, i njohur ndryshe si themeluesi i “Facebook”, ka paralajmëruar mbrëmjen e djeshme se do të ketë ndryshime në platformën shumë të ndjekur.

Ai publikoi në “Facebook” një status në të cilën bëri të ditur, se në orën 10:00 do të ketë një ndryshim, duke mos e specifikuar se çfarë.

‘Lidhja në këtë vit do të jetë i veçantë. Mezi po pres të ndajmë vizionin tonë për metaversin. Shpresoj t’ju shoh të gjithëve nesër në orën 10 të mëngjesit.’- shkruan Zuckerberg.

Nuk dihet ende se çfarë ndryshimesh do të ndodhin, gjithçka pritet të zbulohet siç thotë themeluesi i “Facebook” në orën 10:00.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *