Edhe pse është ndër banorët që ka qëndruar më gjatë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka marrë më pak surpriza nga të afërmit e tij.
Ditën e sotme, motra e tij që tashmë është mjaft e njohur për publikun, Ina Ejlli ka mbërritur në Tiranë. Kujtojmë se Ina jeton në SHBA dhe ardhja e saj hedh dyshime se ajo mund të jetë surpriza e rradhës për Luizin, mbase nesër mbrëma.
“Pritjes i erdhi fundi”, shkruan Ina Ejlli në profilin e saj, ku më pas ka zbuluar se ka vizituar vendlindjen, Shkodrën.
Kujtojmë se motra e Luizit ka folur edhe për të dashurën e Luizit, Kiarën me të cilën u lidhën gjatë qëndrimit në BBV.
Ajo ka treguar se kanë folur me moderatoren dhe ju duket shumë ndryshe nga çfarë kanë parë nga ekrani. Gjithashtu me një përgjigje shumë diplomatike, Ina tregoi se ata e shohin Kiarën, njësoj siç e sheh Luizi.