Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj është rikthyer në vendlindjen e saj, Deçanin, për të festuar Bajramin.
Sakaq, nuk ka nguruar të publikojë disa foto të reja nga atje, ku si gjithmonë shfaqet në super formë.
Por vëmendje të madhe ka tërhequr mesazhi që Trixa ka vendosur krahas fotove. Ajo shkruan se ka ‘screenshots’ duke mos treguar për çfarë e ka fjalën.
Megjithatë, menjëherë kanë nisur aludimet e fansave, të cilët e kanë lidhur direkt me marrëdhënien që ajo ka pasur me Donald Veshaj.