Deputetët këtë seancë plenare janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin. Ironia nuk ka munguar as në këtë seancë, mes maxhorancës dhe opozitës.
Një prej momenteve epike ishte kur kryeministri Edi Rama donte të shkonte në foltore dhe të merrte fjalën, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e ndaloi.
Nikolla rezistoi vetëm për disa sekonda, duke mos i dhënë fjalën kryeministrit Rama jashtë procedurës, por në fund fitoi sërish kryeministri. Rama kërkoi t’i përgjigjej deputetes së PD-së, Jorida Tabaku lidhur me akuzat e saj për krizën ekonomike, por sipas Nikollës kjo pikë e rendit të ditës tani kishte përfunduar.
Nikolla: Jo jo zoti Kryeministër, nuk kemi kaluar ende te pika tjetër. Petrit Vasili nuk është, është tërhequr nga fjala. Kalojmë te pika tjetër e rendit të ditës. Nikolla: Zoti Kryeministër një minutë. Ju lutem.
Rama: Do flas për procedurë.
Nikolla: Ok. Fjala për procedurë kryeministrit.