Pasi lajmi se presidenti i sapo zgjedhur Bajram Begaj kishte hapur një llogari në Instagram dhe pyeste të rinjtë se çfarë iu mungon në Shqipëri, ka reaguar presidenca, e cila thekson se një postim i tillë ka ardhur nga një adresë false.
Përmes një postimi, presidenca thekson se Bajram Begaj nuk ka llogari në Instagram.
Reagimi:
Të nderuar kolegë!
Ju bëjmë me dije se Presidenti i Republikës, SH.T.Z Bajram Begaj, ka llogari zyrtare vetëm në:
Facebook?: https://www.facebook.com/BajramBegajAL/
në twitter ? : @BajramBegajAL
Nuk ka asnjë llogari në instagram.
Çdo faqje tjetër e hapur në këto rrjete sociale është fake.
Faleminderit!