Partia e Lirisë mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar. Në mbledhje është dhe deputetja Monika Kryemadhi. Kryemadhi ishte e para që shkoi në mbledhë, pastaj shkoi Meta, aty ku u përballën herë të parë publikisht pas përplasjeve.
Kryemadhi mbante të veshur një bluzë me shkrimin: “Here i Am” – “Ja ku jam”.
Në momentin kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”.
Kryemadhi iu përgjigj duke thënë: “Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë”