Ç’fshihet pas vendimit të Rihanna-s për të postuar djalin e saj?

Bota e V.I.P-ave ka shumë avantazhe, por edhe shumë sakrifica, një prej tyre është privatësia.

Ndaj, kur Rihanna postoi krejt papritur portretin e djalit të saj me A$AP Rocky, të gjithë u çuditën, pasi ajo kishte folur për ruajtjen e privatësisë së vogëlushit.

Por, e gjitha ka një shpjegim: Paparacët fotografuan vogëlushin pa autorizimin e saj dhe të A$AP-it dhe artistja zgjodhi që ta ndante fytyrën e ëmbël të të birit me botën, përpara se ta shihte nëpër të gjitha mediat, nga burime të tjera.

CEO i “Hollywood Unlocked”, Jason Lee publikoi një postim në Twitter duke thënë: “Duke qenë se fotoja e bebushit të A$AP dhe Rihanna doli, më lejoni t’ju shpjegoj si ndodhi. Dje, ajo më mori në FaceTime dhe më tregoi se paparacët i bënë foto pa leje (djalit të saj) dhe kishin në plan t’i publikonin” dhe se ia besoi pikërisht atij publikimin e portretit të djalit.

“Ajo donte (që t’i publikonte) një media me ngjyrë, duke qenë se nuk kishte zgjedhje tjetër. Së pari, jam i nderuar që ajo më besoi, por edhe pak i trishtuar që duhet të ndodhte kështu. Do të doja që ata të kishin (mundësi) zgjedhjeje”, shtoi ai duke theksuar se disa paparacëve nuk u intereson që kanë të bëjnë me privatësinë e fëmijëve.

Rihanna nuk është e vetmja që është përballur me një sfidë të tillë. Sophie Turner dhe Gigi Hadid u kanë kërkuar paparacëve të mos u bëjnë foto vogëlushëve të tyre.

Gjithashtu, Blake Lively ka kritikuar “Daily Mail Australia” sepse ka ndarë fotot e vajzave të saj. Ajo tha se paparacët ndoqën familjen e saj gjatë gjithë ditës në New York. Një vit më vonë, Blake postoi vetë fotot e saj të shtatzënisë, që të ndalonte përndjekjen e paparacëve jashtë shtëpisë së saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *