Champions League/ Chelsea dhe Juventus ‘kokë më kokë’ në “Stamford Bridge”, Barça do të kërkojë me çdo kusht tre pikët…

Sot edhe nesër do të zhvillohen takimet e ditës së pestë të ndeshjeve në grupet kualifikuese në Champions League.

Sot do të zhvillohen tetë ndeshje, dy prej të cilave në orën 18:45, dhe gjashtë të tjera në orën 21:00.
Dinamo Kiev-Bayern Mynih dhe Villarreal- Manchester United, do të kërkohet fitorja për të hedhur hapin e kualifikimit për më tej.

Në orën 21:00, do të jetë supersfida e mbrëmjes, ajo mes Chelsea dhe Juventus në stadiumin “Stamford Bridge”, ku do të vendosë fatin e vendit të parë të grupit “H”.

Barcelona do të ndeshet në “Camp Nou” ndaj Benficas, ku katalanasit do të kërkojnë me çdo kusht tre pikët për t’u kualifikuar për raundin tjetër.

Ndeshje përcaktuese pritet të jetë dhe sfida Young Boys-Atalanta, ku të dyja ekipet duan kualifikimin. Takimet e tjera janë, Lillë-Salzburg, Malmo-Zenit, Sevilla-Wolfsburg.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *