Interi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Porton në “San Siro” në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Champions League.
Ka qenë belgu Romelu Lukaku i cili kaloi në avantazh zikaltit në minutën e 85-të të takimit.
Kur u duk se ndeshja do të mbyllej me rezultatin e bardhë 0-0, sulmuesi belg pasi goditi me kokë shtyllën, goditi sërish me potencë duke e ndalur topin këtë herë në rrjetë.
Një ndeshje e cila mund të kishte prodhuar më shumë gola, nëse nuk do të kishte patur dy portierë në superformë, por edhe sulmuesit pak më me fat në disa raste, pasi gjuajtjet e tyre kanë përfunduar ngjitur me portën.
Kujojmë që Porto më për shumë se 15 minuta luajti me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të Otavios, i cili i ndërhyri nga mbrapa Chalhanoglu.
Por kualifikimi nuk mund të quhet ende i përfunduar, pasi pas dy javësh do të luahet ndeshja e kthimit në Portugali, ku vendasit e Portos do të bëjnë të pamundurën për të qenë ata në fazën tjetër të Champions League.