Shorti i mbajtur në Nyon të Zvicrës na njohu me përballjet e fazës së 1/8 .
Rruga për në finalen e Stambollit e cila do të mbahet në “Ataturk Stadium” filloi me përzgjedhjen e goglave të ekipeve të kualifikuara në çerekfinale .
Ekipi i parë i zbuluar Real Madrid e pret një sfidë mjaft e vështirë ndaj bluve të Londrës (Chelsea ), këto të fundit kërkojnë hakmarrjen pas disfatës së vitit të kaluar ndaj Galaktikëve.
Më i lehtë duket shorti për skuadrën e Interit , e cili duket më i favorizuar në këtë përballje kundër skuadrës së Benficës.
Sfida më interesante e fazës së çerekfinaleve pritet të jetë mes dy favoritëve kryesor të edicionit .Manchester City i Guardiolës do të presë Bayer Munich në Etihad Stadium. Dy ekipet fituese mes Real -Chelsea ,Manchester City -Bayern do të përballen në gjysmë finale mes njëra tjetrës .
Derbi Italian mes Napoli-Milan pritet të jetë një ndeshje mjaft e fortë . Napoli i pashqetësuar në Seria A fokusin e ka tek trofeu “vesh gjatë “ ndërsa nga ana tjetër Milani si një ekip me traditë në këtë kompeticion nuk ka ndërmend të bëjë lëshime.Fituesi nga ky duel do të jetë kundërshtari i kualifikuesit ndërmjet Inter-Benfica në gjysmë finale .