Kryedemokrati Sali Berisha e quajti Check-Upin si koncesion familjar Rama-Nushi.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha tha se Vilma Nushi është një nga më kryesoret në shkatërrimin e sigurisë së barnave duke shtuar se Shqipëria është kthyer në një kosh për ilaçet e skaduara apo gjysmë të skaduara nga vendet e BE.
“Check-Upi është koncesion familjar Rama dhe Nushi në një grabitje të tmerrshme të qytetarëve shqiptarë. Nuk e kanë dhe nuk e aplikojnë as vendet e zhvilluara se nuk është efektiv. Beqja e Rama do të japin llogari bashkë me ata që u sulën të përdorin shëndetin e shqiptarëve për të vjedhur qindra mln euro. Vilma Nushi është një nga më kryesoret në shkatërrimin e sigurisë së barnave në Shqipëri pasi me angazhimin e kushëririt nga burri anuloi ligjin sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të hyjnë ilaçe që nuk përdoreshin në BE. Pas heqjes së saj, Shqipëria u kthye në koshin e ilaçeve të skaduara apo gjysmë skaduara nga Beogradi në Bangladesh”, tha Berisha.