Chelsea, City dhe Liverpool nuk kanë ndërmend të ndalen, vijojnë ‘luftën’ për kreun e Premier Leagues

Gara për titullin në Premier League vijon të jetë e ashpër mes tre ekipeve që po kalojnë një formë të shkëlqyer. Chelsea as që ka ndërmend të dorëzojë kreun, por as Man.City e Liverpool nuk dorëzohen. Askush nuk gabon në javën e 14-të duke fituar sfidat e tyre respektive.

M.Mount në minutën e 29-të kaloi blutë në avantazh, por në fundin e pjesës së parë Dennis barazoi shifrat në 1-1. Në të dytën ishte Ziyech që brenda në zonë me një të majtë potente realizoi golin e dytë duke i dhënë londinezëve një trepikësh që i mban në krye në kuotën e 33 pikëve, një më shumë se Man.City.

Me të njëjtin rezultatin 1-2, “qytetarët” thyen Aston Villa në transfertë. Ruben Diaz dhe B.Silva realizuan dy gola në pjesën e parë për ekipin e Pep Guardiola ndërsa me fillimin e pjesës së dytë Watkins ngushtoi shifrat në 1-2 por pa mundur ti rrëmbejnë pikë Man.City.

Me 31 pikë, dy më pak se Chelsea, Liverpool vijon serinë e rezultateve pozitive, këtë herë duke mposhtur Everton me rezultatin 1-4. Hederson dhe Mohamed Salah realizuan dy gola brenda 19 minuta, ndërsa Gray në të 39-tën ngushtoi shifrat në 1-2. Në fraksionin e dytë, Salah dhe Diogo Jota shënuan dhe dy herë të tjera duke kompletuar “pokerin” e kuq.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *