Chelsea raportohet se po shfaq idenë e një marrëveshjeje të mundshme shkëmbimi me Atletico Madrid që mund të përfshijë Joao Felix dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella është një tjetër lojtar që Blutë do të ishin të gatshëm ta përfshinin në një paketë transferimi që do t’i lejonte ata të mbanin sulmuesin portugez Felix në Stamford Bridge përtej përfundimit të periudhës së tij fillestare të huazimit.
Një marrëveshje e dytë huazimi është spekuluar për 23-vjeçarin, me një kosto prej rreth 20 milion dollarë, me Chelsea që heziton të përmbushë çmimin e kërkuar për ta blerë nga Atletiko 126 milion dollarë .
Sipas Standard Sport, Aubameyang ose Cucurella mund të përdoren si peshë në një lëvizje për Felix – me Atleti që thuhet se është i interesuar për të dy.
Bisedimet mes peshave të rënda të Premier League dhe La Liga mbeten të hapura deri në merkaton e verës.