E ardhmja e Robert Levandovskit ka marrë një rrjedhë të re, teksa sulmuesi polak mund të përfundojë në Premier League.
Leva ka kërkuar prej kohësh largimin nga Bayerni për t’u transferuar te Barcelona, por skuadra spanjolloe rrezikon ta humbasë garën për sulmuesin, pasi në garë është futur fuqishëm Chelsea.
Sipas raportimeve nga “Goal” londinezët kanë shtuar kontaktet në orët e fundit me agjentin e lojtarit duke parë edhe situatën me Barcelonën që nuk po arrin dot të gjejë akordin me Bayernin për mbylljen e marrëveshjes.
Edhe vetë sulmuesi polak duket të jetë lodhur nga qëndrimi në pritje dhe kështu ka vendosur të negociojë edhe me anglezët. Priten zhvillime të reja në vazhdim.