Ngolo Kante është i prirur për një aventurë të re. Mesfushori i njohur ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, por për momentin bisedimet për rinovimin nuk kanë shkuar shumë mirë.
Kante ka refuzuar propozimin e drejtuesve, për të vazhduar bashkëpunimin edhe për 2 vite të tjera. Pas disa hamendësimesh nga media jo shumë të besueshme, ka ardhur konfirmimi nga The Athletic.31 vjeçari ka shumë sezone që është pjesë e Bluve të Londrës. Ai u bashkua me Chelsea në vitin 2015, periudhë në të cilën vinte nga Leister.