Raheem Sterling është një nga emrat e përfolur për t’u larguar nga Manchester City këtë verë. Sipas Sky Sports, Chelsea është e gatshmë të paguajë kartonin e futbollistit. Blutë e Londrës shumë shpejt mund të vendosin në pjatë 60 milionë euro, shifër kjo që do bindë “Qytetarët”.
Trajneri i Chelseat, Tomas Tuchel është në kërkim të një sulmuesi, i aftë të bëjë ndryshimin në ofensivë. Tuchel u ka bërë të qarttë drejtuesve se emri i parë në listë është ai i anglezit Sterling. Ky i fundit është pjesë e Cityt prej vitesh.