Kai Havertz pranon se shkarkimi i Thomas Tuchel “nga askundi” ishte një surprizë e madhe.
Blutë kanë duruar një sezon për t’u harruar, me Frank Lampard duke u bërë trajneri i tyre i tretë i sezonit pasi Graham Potter u dërgua në të njëjtin drejtim si Tuchel pas vetëm 31 ndeshjesh në krye.
Sulmuesi i kombëtares gjermane, Havertz. tregoi për betejat e Chelseat dhe disa vendime të mëdha brenda dhe jashtë fushës: “Gjithçka që mund të shkojë keq shkoi keq për ne këtë vit. Sezoni në fakt filloi relativisht i qetë. Ne patëm një ndryshim të pronësisë që ishte një ndryshim i madh për klubin, më pas Thomas Tuchel u shkarkua nga hiçi”.
Havertz, i cili ka shënuar vetëm nëntë gola përmes 41 paraqitjeve në të gjitha garat këtë sezon, shtoi mendimin që Chelsea duhet të marrë fitore në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit: “Tani ne i kemi kthyer shpinën kampionatit dhe nuk mund tëbëjmëasgjë për këtë. Sigurisht që është e lehtë të gjesh justifikime.
Ne jemi të gjithë futbollistë profesionistë dhe duhet të bëjmë përpjekje për ti fituar këto ndeshje që kanë ngelur”.