Chelsea këmbëngul për Kounde, ofertë zyrtare Sevillas

Chelsea vazhdon të këmbëngul për shërbimet e lojtarit të Sevillas, Jules Kounde, i cili njëkohësisht është edhe prioriteti i Barcelonës.

Sipas Fabrizio Romano, blutë e Londrës i kanë dërguar ofertën prej 65 milionë euro për shërbimet e francezit.

Klubi londinez ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me lojtarin dhe dëshiron të mbyllë marrëveshjen përpara se Barcelona të ofrojë për të.

Kounde pritet gjerësisht që ai të largohet nga Sevilla, klub ku u bashkua në verën e vitit 2019 dhe që atëherë është bërë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në lojën evropiane.

Sevilla nuk mund të plotësojë më ambiciet e tij dhe ai dëshiron t’i bashkohet një klubi të nivelit të lartë, i aftë për të luftuar për trofe të mëdhenj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *