Armando Broja mund të quhet lojtari më i përfolur në merkaton e Chelsea. Sulmuesi shqiptar debutoi në Premier League sezonin e fundit si huazim te Southampton, duke lënë mbresa.
Sulmuesi 20- vjeçar nuk u zgjodh të jetë pjesë e listës së Tuchel, për fazën përgatitore të Amerikës. Diçka e papritur sepse blutë e Londrës, as nuk po e shesin. Interesimi është i madh, konkretisht nga klube të mëdha angleze.
Bëhet fjalë për Evertonm Nottingham Forest, West Ham apo dhe Arsenal më përpara. Janë përfolur dhe skuadra jashtë Anglisë si Milan, Dortmund, Ajax apo Napoli.